Tare mbyll detyrat e fundit të merkatos! Muriqi mbetet e vetmja alternativë e Imobiles, te Lacio zbarkon blerja e re

Edhe pak ditë kanë mbetur ka përfundimi i merkatos dhe Igli Tare po nxiton të mbyllë detyrat e fundit për këtë dritare transferimesh. Drejtori sportiv shqiptar ka plotësuar një nga dëshirat e Sarrit, duke sjellë te Lacio mesfushorin Kostiç. Ky i fundit u ble për 6 milionë euro nga ekipi i Bordosë dhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon. Kroati ka mbërritur sot në Romë, ndërsa nesër do të kryejë edhe testet mjekësore.

Ndërkohë Tare ka punuar edhe në merkaton dalëse. Sarri ka kërkuar vetëm një zëvendësues për Imobilen dhe ka bërë zgjedhjen e tij mes Muriqit dhe Kaisedos. Është pikërisht ky i fundit që duhet ti thojë lamtumirë bardheklatërve. Sulmuesi ekuadorian do të mbetet përsëri pjesë e Serie A, pasi është gjetur marrëveshja me Xhenoan për 3 milionë euro. Me largimin e tij, Muriqi do të ketë më tepër hapësira këtë sezon, duke qenë se do të jetë e vetmja alternativë pas Imobiles./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online