“Ishin ato 30 sekondat”, presidenti i nderit i Bylisit: Kur sheh shokun që goditet, do të reagosh

Presidenti i nderit të Bylisit, Agron Kapllanaj, është i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” që transmetohet në “Top Channel”. Gjithçka është hapur me ngjarjen e ndodhur në Ballsh atje ku ka pasur përleshje mes lojtarëve të Bylisit dhe të Laçit, me protagonistin Nuabueze. Teksa ka komentuar dhe dënuar ngjarjen e ndodhur, Kapllanaj u shpreh se mediat kanë fryrë historikun Bylis-Laçi pasi këto ekipe nuk kanë asgjë më njëra-tjetrën.

“Bylis-Laçi është fryrë më tepër në aspektin mediatik, nuk ka ndonjë luftë mes ekipeve. Nuk ka asnjë problem mes ekipeve, nuk ka problem mes zonave, mes presidentëve. Se del një futbollist dhe prish gjithë bukurinë e futbollit, kjo nuk do të thotë se janë përfshirë gjithë aktorët e dy ekipeve. Ne kemi vite që luajmë me Laçin dhe nuk ka pasur kurrë probleme, as në Mallakastër. Ndoshta mund të luhet ashpër pak më tepër, por është brenda kontekstit të futbollit. Janë dy ekipe që kanë stilin e lojës që janë disi më agresive. Më duhet ta shpjegoj se nuk ka tension mes ekipeve.

Kjo që ndodhi ishte e pa tolerueshme. Nuk ka vite që ne kemi probleme me Laçin, është fryrë nga mediat. Nuk e kuptoj se përse Nuabueze e goditi lojtarin tonë të shtrirë. Aty nisi gjithçka. Normalisht që kur sheh kolegun të shtrirë do të reagosh. Ndoshta ishte pak më e ekzagjeruar, por ishte ai momenti 30 sekondësh që bënë punën e vet. Bekim Kuli shkoi i pari për të ndërhyrë atje dhe e ka pësuar. Nuk është e mundur që të ndash lojtarët në atë moment, vetëm duhet të presësh që të shuhet”, u shpreh Kapllanaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online