“Bylis-Laçi kanë probleme me njëra-tjetrën”, Redi Jupi: Dënim shembullor, shihni reagimin e Mustës

Redi Jupi ka komentuar në “Procesi Sportiv” përplasjen e ndodhur në ndeshjen mes Bylisit dhe Laçit. Pas fjalëve të thëna nga presidenti i nderit të Bylisit, Agron Kapllanaj, se nuk ka asnjë përplasje mes këtyre dy ekipeve, Jupi ka shprehur krejtësisht të kundërtën.

“Bylis-Laçi kanë probleme me njëra-tjetrën, lëreni se çfarë thuhet më kot. Tani duhen dënime shembullore dhe mediat së bashku me ambientin sportiv duhet të mbështesin vendimet që do të jepen për të dënuar maksimalisht ato që ndodhën. Dua ta lokalizoj problemin dhe dua të them se këto dy ambiente janë të vështira shumë për të luajtur futboll.

Ka ndodhur më parë në Ballsh dhe është dënuar presidenti. Gjithashtu edhe Laçi ka pasur probleme. Tani duhen dhënë dënimet maksimale. Pamjet janë aty, gjithçka është aty dhe me moviolë të mirë, me ngadalësim, vërehet gjithçka.

Nuk bëhet fjalë këtu se kush e kishte fajin. E nisën dy veta sherrin dhe e vazhduan 15 të tjerë në fushë. Kur e nis njëri dhe e përfundon tjetri, të dy janë fajtor. Po ky është profesionalizmi se të shan tifozi, ti duhet t’i kthehesh? Ti goditesh në fushë, normal që do të goditesh. Por përse, kështu do të reagosh? Mos shkoni larg, shihni Mustën aty se keni shembullin e mirë. Është goditur dhe nuk ka reaguar fare, por vetëm ka shkuar për të ndarë”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online