“Ishim të ngathët hera-herës“, trajneri i Uellsit me mendjen te Europiani: Gjithmonë ka qenë për javën e ardhshme

Uellsi ka luajtur miqësoren e fundit përpara se të nisë rrugëtimin e tij në Kampionatin Europian. Testi i fundit për ta ishte Shqipëria, me të cilët barazuan në shifrat 0-0. Por në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “S4C”, trajneri Page thekson se kanë menduar gjithmonë për javën e ardhshme, kur edhe do të luajnë në Europian. Sa i përket miqësores me kuqezinjtë, kreu i pankinës uellsiane shprehet se ekipi i tij ishte pak i ngathët në fushë, ndërsa në pjesën e dytë u paraqitën më mirë se Kombëtarja shqiptare.

“Nuk ka lëndime dhe ne kemi disa minuta në lojtarët që kishin nevojë për t’u karikuar. Gjithmonë ka qenë rreth javës së ardhshme. Ne kemi kaluar të padëmtuar dhe të gjithë do jemi në aeroplan të hënën duke e pritur me padurim. Kam një ide mjaft të mirë [cili do të jetë formacioni kundër Zvicrës në Europian] kështu që ne jemi mjaft të vendosur me të. Përjashtuar çdo reagim, ne kemi planin tonë.

Ne ishim më mirë në pjesën e dytë. Por pavarësisht formacioneve, nëse i bëni gjërat bazë siç duhet, gjë që nuk e bëmë në pjesën e parë dhe mendoj se ishim mjaft të ngathët hera-herës, kjo ndihmon dhe krijuam disa raste”, ka thënë Rob Page./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *