“Isha pranë Juves po ndoqa zemrën”, Balotelli flet për të ardhmen: Trajner? Kam karakter të veçantë, po më foli njeri keq…

Mario Balotelli është një nga futbollistët që talenti nuk i ka munguar asnjëherë, por karakteri i tij i vështirë ka duktuar karrierën e tij. Përgjatë viteve ka mbajtur veshur fanella me peshë në arenën europiane, si Milani, Interi apo Mancheter City. Megjithatë sulmuesi Italian ka zbuluar se ka qenë shumë pranë Juventusit në të shkuarën e tij. Gjuha e përbashkët ishte gjetur dhe gjithçka mbetej dukej se ishte vetëm firma në kontratë, por më pas Balotelli ka vendosur të ndjekë zemrën dhe të shkojë te Milani.

Kuqezinjtë së bashku me Interin janë dy skuadrat që ai i dashuron së tepërmi dhe këtë e bën të ditur në një intervistë live në “Instagram”. Ndërsa sa i përket të ardhmes nuk e sheh shumë veten në stolin e trajnerit, kjo për shkak të karakterit të tij.

“Pas Manchester Cityt do të shkoja te Juventusi. Unë gjithashtu isha dakort për këtë marrëveshje. Pastaj u fut në rrugën tonë Galliani dhe duke qenë se unë jam një tifoz i Milanit zgjodha ata. Po të merrja për bazë renditjet e të dy skuadrave do më leverdiste më tepër te shkoja te Juventusi, por zgjodha Milanin sepse e kam në zemër. Gjithashtu në zemrën time kam edhe Interin. Dy ekipet Milanese më çmendin.

Ku e shoh veten pas 20 vitesh? Unë kam një karakter të veçantë, ndoshta nuk do mund të bëhesha trajner. Nuk di si mund të reagoja nëse dikush do më përgjigjej keq. Nëse do më duhej të zgjidhja do të preferoja të stërvisja të vegjlit”, ka thënë Mario Balotelli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online