COVID-19 është arsyeja e vetme, në Holandë e bëjnë fakt të kryer largimin e Lindon Selahit

Nga Klaudio Ndreca

Kriza e Koronavirusit vazhdon që të ndikojë në Europë për të prishur planet e jo pak klubeve të njohura. Këtë herë është një tjetër futbollist shqiptar që pritet ta pësojë për shkakun e COVID-19.

Bëhet fjalë për Lindon Selahin, që shihet si një element për t’u parë me vëmendje. Në Holandë ka bërë ndeshje të mira në elitë me Tëenten, por me fanellën e Kombëtares nuk e kemi parë gjatë, veçse atij debutimi me dy minuta që bëri së bashku me Kumbullën në ndeshjen e fundit të Shqipërisë.

Tashmë është koha që Selahi të largohet nga Tëente, për shkak të krizës që ka sjellë pandemia. Klubi në fjalë ka probleme më të ndjeshme sepse shumë lojtarëve u mbaron kontrata, ndërsa legjionari shqiptar do të shërbejë për të sjellë të ardhura në arkat e klubit, por njëkohësisht duke ulur edhe shpenzimet për pagesat. Kjo pasi së bashku me Selahin, pritet të largohet edhe Drommel dhe Pleguezuelo. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online