“Shqipëria mund të jetë pas 5 vitesh si më e mira e Ballkanit”, Ernest Muçi flet në Poloni: Gjithçka kalon nga Elseid Hysaj

Shqipëria do të ndeshet kundër Polonisë në mbrëmjen e sotme. Ernest Muçi është risia e Rejës për këtë takim, me futbollistin e Legias së Varshavës që i njeh më mirë kundërshtarët se të tjerët. Në një intervistë të fundit që ka dhënë në Poloni, Ernest Muçi është i bindur se Shqipëria do të dali me rezultat pozitiv. Kur diskutohet për të ardhmen e Shqipërisë, talenti shprehet se brenda 5 vitesh kuqezinjtë mund të mbizotërojnë Ballkanin dhe të jenë më të mirët.

“Polonia është një ekip shumë i fortë. Kombëtarja e Shqipërisë, megjithatë, ka avantazhet e saj dhe mund të shkaktojë disa probleme. Skuadra jonë nuk ka frikë të luftojë dhe nuk do ta humbasë këtë ndeshje. Shpresoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta fituar këtë ndeshje sepse është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Duhet të përballemi me kombëtaren polake, e cila do të jetë favorite për të fituar. Sidoqoftë, ne do të bëjmë çmos për të marrë një rezultat të mirë në këtë ndeshje.

Ne nuk kemi yje të tillë në ekipin kombëtar si, për shembull, Robert Leëandoëski. Sidoqoftë, ne jemi një grup shumë i lidhur me një shpirt luftarak dhe një qëllim të përbashkët. Ne nuk fokusohemi në individualitetin, por në ekip. Mbrojtësit anësorë janë shumë të rëndësishëm për ekipin tonë. Elseid Hysaj, një lojtar i Lazio, është një nga lojtarët kryesorë të ekipit shqiptar. Shumë aksione kalojnë përmes këtij lojtari dhe ai i jep shumë skuadrës si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

10 vitet e fundit kanë qenë shumë të mira për Kombëtaren Shqiptare. Për më tepër, në 2-3 vitet e fundit ka pasur një brez lojtarësh që tani luajnë për klube shumë të forta evropiane. Unë mendoj se vetë grupi po rritet çdo vit dhe në 5 vitet e ardhshme mund të jemi më të mirët në Ballkan. I gjithë ekipi punon shumë për të, dhe efektet janë gjithnjë e më të dukshme nga dita në ditë”, u shpreh Muçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online