Ish-lojtari i Skënderbeut në shënjestër, e duan në Holandë

Një ish-lojtar i Skënderbeut mund të transferohet në Holandë. Ky është lajmi më i fundit që raportohet nga “1linburg.nl”. Flasim për sulmuesin anësor Agim Zeka, lojtar edhe i Shqipërisë U21. I riu momentalisht luan në Portugali, ku klubi francez i Lilë e ka lënë në huazim.

Zeka është aktualisht pjesë e Leixões, por nuk është se ka pasur hapësira për të. Ai ka luajtur vetëm 3 ndeshje si zëvendësues në pjesën e parë të këtij sezoni, ndërkohë që tanimë i del emri te holandezët e Fortuna Sittard.

Këta të fundit kanë vënë në shënjestër Zekën dhe një lojtar kroat, të dy elementë të rinj. Nuk dihet se si do të bëhet kalimi te Sittard. Në Holandë paga minimale për lojtarët e huaj është e konsiderueshme, ndaj duhet parë se çfarë do të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *