Njoftimi i rëndë për Armando Sadiku te Erzurumspori, vuajtjet nuk kanë së përfunduari në Turqi

Armando Sadiku kishte shumë kohë që nuk përjetonte momente si këto të tanishmet në karrierë. Ndoshta që nga periudha kur kërkoi të bënte hapin gjigant për të luajtur me fanellën e Levantes në La Liga, por një dëmtim serioz dhe mungesa e golit në kampionatin spanjoll bënë që sulmuesi të mos i realizonte qëllimet e tij.

Te Malaga u rikthye si një golashënues që ishte i papërmbajtshëm për kundërshtarët, për të mbërritur te ky transferim te Erzurumspori. Gjithçka po shkon si mos më keq për Sadikun që ende nuk ka shënuar golin e parë me fanellën e ekipit turk, madje as në dy takimet e Kupës së Turqisë që ka zhvilluar ndaj rivalëve shumë modest.

Disa herë i lënë jashtë nga trajneri dhe në të tjera i dëmtuar. Së fundmi Sadiku ka marrë një njoftim të rëndë për dëmtimin e fundit që ka kaluar, ku do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për tre javë. Pra e thënë ndryshe rikthimi i sulmuesit të Kombëtares do të vijë në muajin shkurt dhe atëherë nuk do ta pres askush krahëhapur. Te Erzurumspori janë duke menduar për një tjetër transferim në merkaton e janarit pasi Sadiku nuk ka realizuar asnjë gol dhe konkurrenca do t’ia vështirësoj edhe më shumë punën lojtarit kuqezi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online