Frenk De Bur është një ndër trajnerët që do të kujtohet gjatë si “dështimi” i Interit, pasi holandezi erdhi me bujë në krye të zikaltërve, por u shkarkua për shakak të rezultateve të dobëta.
Së fundmi, De Bur ka firmosur për Atlanta Junajtid në MLS-në amerikane. Aventura përtej oqeanit nuk është se ka nisur mirë, ndërsa ditën e sotme pas mesnate, trajneri holande ka festuar fitoren e parë në kampionat… pas 900 ditësh.
Po, pas 900 ditësh, Frenk De Bur ka festuar një fitore në kampionat. Kujtojmë, pas Interit, holandezi drejtoi Kristal Palas, por vetëm pas katër javësh në Premier Ligë u shkarkua, pasi pësoi plot katër humbje dhe nuk shënoi asnjë gol.
That’s not just @ATLUTD‘s first win of the season, it’s Frank De Boer’s first league victory in NINE HUNDRED days. ????????? #DroughtBreaker #ATLUTD
— Mike Wise (@wisey_9) April 14, 2019
Duket se dështimet vazhdojnë për trajnerin. Gjithsesi, ndoshta fitorja e parë në kampionat pas 900 ditësh ndoshta mund të jetë një pikë kthese, ndoshta…