Dje, në kuadër të javëes së 35-të të Serisë A italiane, Interi fitoi 1:2 në transfertë ndaj Udineses. Ivan Periši? kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 12-të, e cila u dyfishua nga Lautaro Martinez në minutën e 39-t mes polemikave.
Edin Dzeko u rrëzua në zonën e penalltisë pas një dueli me Pablo Maria, arbitri Daniele Chiffi ishte i palëkundur, por më pas dëgjoi kolegët nga dhoma e VAR-it, shikoi sërish situatën dhe akordoi një penallti për Interin.
Natyrisht që tifozëve të Udineses dhe Milanit nuk u ka ndenjur mirë ky vendim dhe janë shprehur për favorizim të zikaltërve, por ish-arbitri i famshëm italian, Luca Marreli, ka mbrojtur kolegun e tij.
“Mbrojtësi i Udineses as që e preku topin. Dzeko e parakaloi dhe më pas e goditi në këmbë. Penalltia është mjaft e qartë, dhe kjo është një penallti”, tha Marelli për DAZN. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/