Çmenduri/ Qeveria e Iranit kër.cënon lojtarët para ndeshjes me SHBA: Nëse nuk këndoni himnin, do ju torturojmë dhe burgosim familjet tuaja

Ky Botëror i Katarit është i pazakontë! Nisi i tillë, po vazhdon po njësoj dhe fundi i çudirave duket se nuk ka për të ardhur. Këtë herë bëhet fjalë për Iranin, që nesër luan takimin e fundit kundër SHBA.

Marrëdhënia mes shteteve nuk është më e mira e mundshme, mes tyre nuk shquhen për ndonjë “simpati” të madhe. Por për shkak të shortit janë të detyruara, nesër duhet të zbresin në fushën e blertë. Në Iran do e përjetojnë këtë ndeshje si të ishte më tepër sesa futboll, masat janë marrë paraprakisht.

Siç të gjithë e dimë, lojtarët e Iranit nuk e kënduan himnin e tyre në shenjë proteste gjatë ditës së parë të Botërorit për ta, në takimin kundër Anglisë. Ishte një shenjë proteste për mënyrën sesi po trajtohen femrat nga Qeveria e tyre. Lojtarët e Iranit ndiheshin të turpëruar për vendin që po përfaqësonin, vetë tifozët e Iranit kanë zgjedhur që të vërshellejnë gjithashtu himnin kombëtar.

Por në ndeshjen e dytë kundër Uellsit, lojtarët nuk e vazhduan protestën, megjithëse po këndonin me zë të ulët dhe ishin të çoroditur. Ajo se çfarë ndodhi dhe më e bujshmja, se çfarë skandali ka për të ndodhur, është mësuar nga gazetarja e CNN, Natasha Bertrand.

Kjo e fundit shkruan në Tëitter se zyrtarë të Qeverisë Iraniane ia kanë bërë të qartë lojtarëve të Iranit që ndaj SHBA nuk duhet të ketë asnjë mendim të gabuar në kokën e tyre, as të guxojnë madje. Nëse zgjedhin që të mos këndojnë himnin apo të bëjnë ndonjë formë tjetër proteste ndaj vendit të tyre, atëherë të gjithë familjarët e futbollistëve që jetojnë në Iran do të torturohen dhe burgosen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online