Teuta do të përballet ndaj Tiranës në këtë javë të Superiores që rikthehet pas pushimit të Kombëtareve. Por në kohën kur Shqipëria po zbriste në fushën e lojës, te bardheblutë plasën rastet me COVID-19. Në konferencën për shtyp, trajneri Martini ka ironizuar Tiranën sipas raportimit të “Supersport” për kthimin e futbollistëve. “Në radhë të parë u uroj shërim të shpejtë djemve që kanë pasur Kovidin.
Do të thosha që Tirana është me fat që lojtarët e saj e kanë kaluar Kovidin kaq shpejt, sepse unë kam pasur Ivanovicin me Kovid dhe më ka zgjatur tri javë. Pavarësisht se gjendja e tij fizike ka qenë shumë e mirë nuk e kemi lejuar të bashkohet me skuadrën për arsye sigurie. E me sa duket Tirana ka pasur fat që janë shëruar shpejt. U kam thënë djemve që kjo situatë nuk duhet të na vërë në gjumë dhe gjendja e tyre nuk ka të bëjë me Kovidin në këto momenti”, tha Martini. /Sport Ekspres/