Ballkani do të përballet kundër Shkupit në fazën Play Off të Conference League. Një gjë dihet me siguri, një ekip shqiptar do të kalojë në grupet e këtij kompeticioni europian. Nëse kjo është ironi e fatit, çfarë mund të thotë Nderim Nexhipi? Aktualisht drejtor i Ballkanit, por Shkupi është vendi i tij që e formoi. Në një intervistë për “Sportmedia”, Nexhipi shprehet se jeta shkruan romane dhe nuk e imagjinonte se do të vinte kjo ditë.
“Uh, kishin të drejtë ata që thonë se jeta shkruan romane. Imagjinoni tani në play-off klubi im aktual Ballkani kundër klubit tim mëmë Shkupi, për hyrje në fazën e grupeve. Diçka që nuk e kisha ëndërruar se do të ndodhte. Të dyja skuadrat mund të shkojnë aty ku e meritojnë, por e di që ka vetëm një vend. Shiko, Shkupii është dashuria ime, atje jam rritur, hapat e parë të futbollit i kam bërë atje. Tani jam te Ballkani, profesionalizmi im është mbi të gjitha i shprehur. Kështu duhet të jetë, jo ndryshe.
Ballkani është një klub me traditë të gjatë, por nuk ka luajtur kurrë në ligat elitare. Tre vjet më parë, në krye të klubit erdhi një biznesmen i njohur dhe gjithçka shkoi në një drejtim pozitiv. Jam krenar edhe për punën në vitin e parë te Ballkan dhe titull i menjëhershëm që erdhi. Në këtë verë kishim edhe daljen e parë në Europë. Tani po luftojmë për të hyrë në fazën e grupeve. Nuk mund të ishte më mirë. Trajneri është Ilir Daja, një nga strategët më të mirë në Shqipëri dhe e solla gjatë dimrit, ndihmësi i tij është Artim Polozhani ynë, jam i lumtur që të martën vij në Shkup, kemi dy ndeshje për një kënaqësi të vërtetë futbollistike”, ka përfunduar Nexhipi. /Sport Ekspres/