Orges Shehi i hap derën së ardhmes te Tirana, për t’u mbajtur shënim një 17-vjeçar që vjen nga akademia

Tirana është duke u kthyer në markë gjatë këtyre viteve të fundit sa i përket prodhimeve të lojtarëve, të cilët po ndërkombëtarizohen. Më shumë impulse dhe dëshirë vjen për lojtarët e rinj të akademisë kur shohin sesi Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka që kanë ndjekur të njëjtën rrugë si ta, sot luajnë te Legia e Varshavës.

Ndërkohë sa i përket klubit, prodhimi i talenteve dhe më pas shitja e tyre është fitimi i pastër dhe mbi të gjitha shembulli ideal për mënyrën sesi mund të ngrihet një skuadër. Pas zhgënjimit në Europë, Orges Shehi është kthyer që t’i hap dyert së ardhmes.

Tre futbollistë të rinj janë marrë nga U-19 në stërvitjen e djeshme, para nisjes së sezonit të ri. Mes tyre ishte edhe mbrojtës 17-vjeçar, Kleidi Hoxha. Ky i fundit ka lënë mbresa të mira tek të drejtuesit e klubit, teksa spikat për saktësinë e madhe në ndërhyrje.

Gjithashtu Kleidi është një mbrojtës modern ku nuk mungojnë prej tij vertikalizimet precize të topave që i vijnë në ndihmë skuadrës për të vendosur në vështirësi kundërshtarin. Sigurisht që debutimi me ekipin e parë nuk është ende i afërt, por hapat e bërë deri tani janë shumë premtues për atë që pritet në të ardhmen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online