Ironia e fatit me Zvicrën dhe Serbinë, trajneri i Brazilit qesh pas hedhjes së shortit: Vetëm Kosta Rika na mungonte

Në ditën e sotme është hedhur shorti sa i përket Botërorit të Katarit 2022. Një grup i ngjashëm dhe pikërisht ndeshja për t’u evituar është ripërsëritur në atë G. Brazili, Zvicër dhe Serbi ishin tre Kombëtaret që gjendeshin në të njëjtin grup edhe në Botërorin e Rusisë.

I vetmi ndryshim është Kombëtarja e fundit e grupit, teksa këtë herë bëhet fjalë për Senegalin. Pasi vlerësoi dy kundërshtarët e parë që janë të njohur në arenën europiane të futbollit, trajneri i Brazilit, Tite, ka qeshur me ironinë e fatit.

“Vetëm Kosta Rika na mungonte te ky grupi. Shikoni rezultatet, Zvicra dhe Serbia janë shumë rivalë të fortë pasi lanë Italinë dhe Portugalinë në Play Off”, ka thënë tekniku i Brazilit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *