Juventusi duket se e ka ndarë mendjen për zëvendësuesin e Gonzalo Higuain. Argjentinasi nuk ka bindur këtë sezon dhe nuk duket të jetë në planet e Juventusit për shumë gjatë dhe bardhezinjtë kanë hedhur sytë drejt merkatos për të gjetur qendrën e sulmit për sezonin e ardhshë. Nga Milik e Gabriel Jesus, tashëm pista zhvendoset në një tjetër lojtar.
Juventus troket në derën e Atalantës për të bërë “pazar” dhe emri që kërkojnë është Duvan Zapata. Sulmuesi ka shkëlqyer me ekipin nga Bergamo duke pasur statistika mjaft pozitive përpara portës. Paratiçi ka ofruar 30 milionë euro cash për Atalantën si dhe portierin e huazuar te Xhenoa, Matia Perin. Me sezonin fantastik të zhvilluar Golini është përfolur për një largim nga bergamaskët, një detaj ky që po shfrytëzohet më së miri nga Juventusi.
E si për ironi të fatit rrugët e Zapatës kryqëzohen sërish me ato të Sarrit e Higuain. Ishte pikërish “el Pipita“ ai që e la në hije në kohën kur të dy ishin pjesë e Napolit. Ndërsa në periudhën kur nis epoka e Sarrit në stolin e të kaltërve, Zapata do të huazohej fillimisht larg Napolit për t’u shitur më pas te Sampdoria. Por në pak vite ndryshon gjithçka dhe ai që e largoi kërkon ta ketë nën urdhërat e tij. Nëse dikur Higuain ishte ai që e la të shijonte stolin, tashmë mund të jetë radha e Zapatës të bëjë “hakmarrjen“ e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/