IPKO Superliga | Feronikeli rikthehet në krye, Llapi në rrugën e duhur

Kanë përfunduar katër ndeshjet e ditës së shtunë në IPKO Superligën e Kosovës. Festë për ekipet vendase dhe asnjë pikë për ato udhëtuese. Java e 17 mbyllet nesër me ndeshjet Trepça ’89-Ballkani dhe Prishtina-Drita.

Feronikeli u rikthye te fitorja pas barazimit të javës së kaluar me Dritën, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 2-0. Golat e Ylli Hoxhës dhe Kastriot Rexhës i dhuruan tre pikët djemve të Ramadanit dhe ekipi nga Drenasi rikthehet në krye të tabelës me 39 pikë.

Të paktën deri nesër, me shpresën që kampionët në fuqi të Dritës do të ndalojnë Prishtinën, që ndodhet me dy pikë më pak. Avantazhi i Feronikelit erdhi pas vetëm 18 minutash, ndërsa sulmuesi Rexha vulosi fitoren në minutën e 56. Humbja e shtatë në kampionat për Flamurtarin, që renditet në vendin e shtatë me 22 pikë.

Goli i Hamdi Namanit i dha fitoren Llapit kundër Lirisë së Prizrenit. Fitorja e katërt rresht në kampionat për ekipin nga Podujeva, që ngjitet në vendin e tretë me 35 pikë. Vendi i parë është vetëm 4 pikë larg dhe Llapi vazhdon garën me Feronikelin dhe Prishtinën për titullin kampion. Mesfushori shënoi golin e vetëm në minutën e 31, i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Në dy ndeshjet e tjera, Drenica shpartalloi Kekun e vendit të fundit me rezultatin 5-1, ndërsa një gol i Ansi Nikës me penallti i dha tre pikë të rëndësishme Gjilanit përballë Ferizajt.

IPKO SUPERLIGA – JAVA 17

Drenica-KEK-u 5-1
Shënues: Abazi 28’, Mëziu 33’, Veliqi 55’, Mustafa 60’, Abazi 87′ / Nimani 90′

Feronikeli-Flamurtari 2-0
Shënues: Hoxha 18’, Rexha 56’

Llapi-Liria 1-0
Shënues: Namani 31’

Gjilani-Ferizaj 1-0
Shënues: Nika 61’ (pen.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *