Inzagi kishte dyshime për arbitrin e derbit, ironia e Tonalit: Do ndryshojmë kombësinë

UEFA i ka besuar Turpin-it gjykimin e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Milanit. Inzagi ka dyshimet e tij për këtë vendim, duke marrë shkas nga kombësia e arbitrit. Turpin është francez dhe fakti që Milani ka në përbërjen e tij 5 lojtarë të po kësaj kombësie ka lënë të pakënaqur trajnerin e Interit.

Gazetarët kanë vendosur të pyesin Stefano Piolin për këtë çështje. Kreu i pankinës së kuqezinjve është përgjigjur shkurtimisht: “Bah… Pa koment”. Ndërkohë Tonali ka ndërhyrë duke ironizuar duke qeshur: “Na duhet të ndryshojmë kombësinë tani”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *