“Fola me Mesin”, presidenti i katalanasve: Me gjithë respektin për Arabinë, por Barça është Barç

Joan Laporta ka dhënë një intervistë për “Els Matins TV3”, në të cilën ka prekur edhe çështjen “Leo Mesi”. Presidenti i Barcelonës ka treguar se ka folur me yllin argjentinas, të cilin synon ta rikthejë në “Kamp Nou”. Laporta thekson peshën që Barcelona ka në futbollin europian, çka vlen më tepër se pasuria e ofruar nga Arabia Saudite për të joshur Mesin.

“Unë fola me të për të sqaruar disi situatën që ndodhi me lamtumirën e tij, kur më duhej të vendosja klubin në radhë të parë, duke përfshirë atë, lojtarin më të mirë në botë. E vërteta është se biseda ishte e ngrohtë dhe e këndshme, e përgëzova për Botërorin. Njihemi prej shumë vitesh, kemi një lidhje. E ardhmja e tij? Me gjithë respektin për Arabinë Saudite, e cila po bën një punë të shkëlqyer, Barça është Barça, është shtëpia. Blaugranët mund të konkurrojnë me të gjithë.

Historia na mbështet dhe ndjenja e 400 milionë tifozëve tanë është shumë e fortë. Klubi është në një plan shtrëngues, ne po punojmë për të ndërtuar një ekip shumë konkurrues për sezonin e ardhshëm. Do të shohim nëse ata e miratojnë planin tonë”., Ka deklaruar Joan Laporta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online