Valeta u eliminua në Champions nga Kukësi, ndërsa më pas provoi shanset edhe në Europa League, por ishte Zrinjski Mostar që bëri tutje. Kjo ka bërë që të ketë shumë zhgënjim në klubin maltez. Viktor Skiriha, presidenti i Valetës, ka folur për aventurën e ekipit të tij në Europë.
“Ajo çka bëmë në Europa ka treguar qartë se ne ende nuk kemi diçka për të qenë në atë shkallë ku duhet në kompeticionet e UEFA-s. Të jem i sinqertë, akoma ndihem i lënduar se si shkuan gjërat në Europë këtë sezon. Mendova se mund ta kishim arritur kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve me Kukësin. Në Shqipëri ne ishim në të njëjtin nivel me ta dhe në ndeshjen e dytë në Maltë ishim shumë lart tyre. Por pësuam një gol vetëm katër minuta nga fundit dhe kjo na kushtoi. Sigurisht që nuk e merituam dhe na u mohua shansi për të rishkruar historinë në librat e klubit tonë”, shprehet i zhgënjyer Skiriha.
Më tej ai analizon edhe se çfarë i pengon klubet malteze: “Nëse më pyesni për arsyen pse klubet malteze nuk janë në gjendje të bëjnë këtë hapin përpara, nuk kam një përgjigje të qartë. Mund të jetë prej faktit që lojtarët që luftojnë ne vetëbesim, ose nuk janë në gjendje të përballojnë presionin”.
“Ndoshta ekipeve malteze u mungojnë ata lojtarë kualitativë që mund të bëjnë diferencën në këto lloj ndeshjes. Për të qendër në gjendje për të firmosur me këta lloj lojtarësh duhet ndihmë e madhe financiare dhe kjo vjen vetëm duke sjellë investitorë”, përfundon Skiriha, i cili ka treguar se janë në bisedime me investitorë arabë, të cilët janë të interesuar për të investuar te Valeta.