Intervistat/ “Do bëjmë vlerësime për të ardhmen”, Reja ia ndjen mungesën Cikalleshit: E njoh mirë, na kishte munguar

Shqipëria ka rigjetur fitoren në Ligën e Kombeve. Ngërçi i golave tashmë ka marrë fund, teksa kuqezinjtë kanë shënuar 3 herë në portën e Kazakistanit, ndërsa këta të fundit shënuan vetëm njëherë. Me këto tre pikë të marra mbrëmjen e sotme Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja shkon më e sigurt në ndeshjen e radhës kundër Bjellorusisë, ku do të kërkojë me ngulm vendin e parë në grup. Në përfundim të 90 minutave, protagonistët e takimit kanë dhënë prononcimin e tyre për “Supersport”.

“Ishim 2-0 por goli i pësuar na hapi probleme, sepse e kishim nisur ndeshjen mirë. Nga minuta 25 e tutje na ndikoi pak. Skuadrat u hapën në fushë. Nga pikëpamja fizike ata ishin superiorë. Doja lojtarë që luanin mirë me topin në mesfushë prandaj zgjodha Memushajn dhe Kallakun. Cikalleshin e njoh shumë mirë dhe na mungoi në ndeshjen e parë. Nuk arriti dot të shprehet maksimalisht skuadra prej fushës.

Kjo fitore nuk vlen nëse nuk fitojmë me Bjellorusinë. Duhet të përgatitemi mirë sepse bjellorusët janë më të fortë fizikisht se Kazakistani. Këto ndeshje na kanë ndihmuar shumë. Ka pasur shumë hapësira për të rintjë, për Selahin, Dokën, Kallakun. Sigurisht pastaj do bëjmë disa vlerësime për të ardhmen. Kemi pasur debutues si Broja apo lojtarë të rinj të cilët kanë mundësinë të fitojnë eksperiencë“, ka deklaruar Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online