Intervistat/ “Përshëndes arbitrin Alla“, Daja nuk i kursen ironitë për gjykimin: Nuk mund të gjykojë një arbitër si ai

Është mbyllur edhe java e 32-të e Kategorisë Superiore. Mbrëmjen e sotme u luajt takimi i fundit mes Teutës dhe Skënderbeut. Loja dhe rezultati foli për bregdetarët, që tashmë e shohin veten në vendin e 3-të në tabelën e renditjes. Pas përfundimit të takimit kanë thënë fjalën e tyre edhe vetë protagonistët e ndeshjes, të cilët kanë folur për mikrofonin e Supersport.

Ilir Daja (Skënderbeu): “Teuta e kishtë përgatitur më mirë se ne ndeshjen. Ishte një ndeshje me dyluftime të forta brenda rregullores. Këtu përshëndes arbitrin Alla, që është nga më të mirët në Shqipëri. Nuk kishim mundësi t’i përgjigjeshim kësaj mënyre loje që kishte përgatitur Teuta. Përshëndes Teutën për lojën që bëri, e meritoi fitoren.

Teuta mori atë që meritoi. Po e lë dhe unë ironinë. Nuk mund të gjykojë më një arbitër si Alla në futbollin shqiptar. Unë kam 25 vite karrierë dhe kur dal në këtë konkluzion besoj e kuptoni mesazhin. Nëse doni t’ju bëj për këto 3 javë një montazh dhe të shikoni se cfarë ndërhyrjesh na janë bërë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online