Intervistat pas ndeshjes/ Jonuz: Nuabueze është i rrallë në Shqipëri, mos ta kryqëzojmë Shehin

Tre ndeshje janë mbyllur në javën e dhjetë të Superiores. Laçi ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Vllaznisë falë dopietës së Naubuezes, Tirana ia doli në transfertë me shifrat 0-3 ndaj Luftëtarit dhe Bylisi ka barazuar pa gola ndaj Teutës.

Ndërkohë më poshtë mund të gjeni intervistat e gjithë trajnerëve të Superiores që ishin protagonist në këto përballje për “Supersport”:

Ahmataj (Tirana): “Mema ka lënë një skuadër shumë cilësore. Gjithçka ka nevojë për përmirësim dhe ne kemi objektiva madhore. Trajnerët duhet të lënë edhe një ekip të shëndoshë për të ardhmen. Këtë filozofi e kam edhe unë, që të aktivizojë lojtarët e akademisë. Nuk vlerësojë dot lojtarët për kaq pak ditë.

Jonuz (Vllaznia): “E kam thënë edhe më parë, që tre ndeshje në një javë janë shumë për Vllazninë. Laçi i ka nisur përgatitje shumë herët për Kupat e Europës dhe Vllaznia shumë vonë. Nuk ka rëndësi nëse humbim 2-0 apo 3-0, në fund vlen njësoj. Kam një punë të madhe për të bërë me ekipin. Laçi kishte taktikë për kundërsulm. Nuabueze ka taktikë të lartë dhe unë e lashë vetëm në mbulim një për një. Është një nga sulmuesit më të mirë dhe të rrallë që ka kampionati shqiptar. Mos të harrojmë që kishim edhe ne shumë mungesa. Nuk duhet ta kryqëzojmë Shehin për gabimet e bëra dhe që dështoi në markimin e Nuabuezes. Ne jemi familje”.

Shkëmbi (Teuta): “Ne e kemi nisur mirë ndeshjen dhe pse ka pasur një ritëm më të ulët. Problemi ynë është më shumë se psikologjik se rreshtimi. E shoh ekipin në presion dhe kur ata ishin me 10 lojtarë nuk kemi bërë shumë dalje, vetëm dëshirë kishte nga ne. Ne nuk kemi kaluar në vetkënaqësi. Nuk kemi presion për të dalë kampion, por dëshira e tepërt për fitore na humb qetësinë. Do të doja të ishte çështje rastësie, por nuk më pëlqen po vazhdon gjatë dhe nuk po gjejmë golin”.

Marantas (Luftëtari): “Kishim përballë Tiranën që ka shumë eksperiencë. Penalltia, goli dhe kartoni i kuq na e bëri shumë të vështirë të luajmë kundër tyre. U munduam të bënim kundërsulme dhe të qetësonim lojën. Kur erdhi goli i dytë, për mua mbaroi ndeshja. Në pjesën e dytë ishim që të respektonim njerëzit që po vijnë gjithmonë të na shohin. Prandaj u munduam që të ishim më mirë, ashtu si edhe ndodhi. Unë dua të fitojë dhe nuk më pëlqen të humb. E di se situata është e vështirë, që ditën e parë që erdha. Duhet të marrim lojtarë në janar dhe të fitojmë ndeshje. Unë besoj se Luftëtari qendron në Superiore”.

Cungu (Laçi): “Këto pikë për mua vlenin më shumë në aspektin psikologjik. Ne nuk kemi luksin që të zgjedhim ekipin që të mundim. Nuk mund të jem hipokrit, më vjen keq për Vllazninë. Por kjo është jeta dhe të vë përballë ndaj së shkuarës tënde dhe ekipit të zemrës. Tifozët shkodranë më kanë besuar në çdo moment, edhe në më të këqijat. I shihni rastet e dukshme që kemi shpërdoruar dhe kanë qenë flagrante. I kërkuam pikët me një marsh dhe luftë më tepër, nuk ka shumë ndryshime. Por kjo bën diferencën, në çfarëdo pune që bën, duhet t’i përkushtohesh me zemër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online