Intervistat/ “Kryesori iu afrua penalltisë“, Martini me ide tjetër për Kupën: E doja me një takim, është stërmundim në mes

0

Gjysmëfinalja e mbrëmjes së sotme mes Kukësit dhe Teutës nuk ka rezervuar asnjë fitues. Ekipet nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës, duke e lënë kualifikimin të hapur për takimin e kthimit. Kukësi vuajti fatin e keq të sulmuesëve, teksa Shkurtaj lë fushën që në minutën e 2-të, ndërsa të njëjtin fat do e kishte edhe zëvendësuesi i tij Kuper. Në përfundim të ndeshjes protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për “Supersport“.

Edi Martini (Teuta): “Unë isha dakort të bëhej Kupa me një takim. Po kështu vendosën klubet. Do kisha qejf të mbaronte sot. Pasi ndeshjet janë shumë afër dhe Kupa në mes është stërmundim. Ne kemi disa ndeshje që kërkonim të luanim lart dhe e kemi bërë më së miri. Tani është e vështirë pasi ndeshjet janë shumë afër. Ndjej maksimalisht keqardhje për rastet e humbura. Shpërdoruam disa raste të pastra. Barazim do e kisha dashur, por me gola. Ndeshjet e Kupës kanë dicka të vecantë, që është goli në fushë të kundërshtare.

Rasti për penallti? Anësori e ka pasur shumë afër. Pashë që kryesori iu afrua penalltisë, por bashkëpinimi me anësorin bëri që të mos e vendosnin.

Ne kemi hyrë në këtë valle. Do të kërkojmë finalen. Do i shkojmë në fund si Kupës ashtu edhe kampionatit.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.