Intervistat/ “Do jemi pa pikën e referimit, Shkurtaj mungon 3 javë”, Shehi nuk dorëzohet: Tirana është treni i fundit

0

Gjysmëfinalja e mbrëmjes së sotme mes Kukësit dhe Teutës nuk ka rezervuar asnjë fitues. Ekipet nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës, duke e lënë kualifikimin të hapur për takimin e kthimit. Kukësi vuajti fatin e keq të sulmuesëve, teksa Shkurtaj lë fushën që në minutën e 2-të, ndërsa të njëjtin fat do e kishte edhe zëvendësuesi i tij Kuper. Në përfundim të ndeshjes protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për “Supersport“.

Orges Shehi (Kukësi): “Abazaj nuk ka bërë stërvitje fare dy ditët e fundit. Normalisht cilësitë e tij na penalizojnë. Pastaj për 2 minuta të dali sulmuesi kryesor, nuk është e lehtë. Kemi pasur raste të pastra. Nuk konkluduam, por nuk do të qahemi, s’kemi cfarë të bëjmë. Tirana? Është e vështirë. Po të jesh pa pikën e referimit do të jetë e vështirë. I dimë vlerat e Vasilit, është epiqendra jonë. E di që për 2-3 javë nuk do e kemi. Për sa i përket Kuperit nuk e di cfarë shkalle dëmtimi ka. Por do të improvizojmë, s‘kemi c’bëjmë. Nuk do mendojmë vetëm për Kupën. Do shkojmë me Tiranën që është treni i fundit. Do ta luftojmë fort për ta fituar“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.