Intervistat/ “Partizani mbetet Partizan”, Cungu: Me Kastriotin u mërzita shumë, edhe në Europë ashtu u larguam

Kanë përfunduar pak minuta më parë edhe 3 ndeshjet e fundit të javës së tretë të Kategorisë Superiore. Mbi të gjitha ka spikatur përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës në “klasiken“ e Superiores, e cila është vendosur vetëm në frymën e fundit nga goli i Dungas. Në përfundimt të takimeve, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport“.

Cungu: “Humbëm ndeshjen e fundit me një gol në minutë të 94-t. Na u kthye në një farë mënyre si sindromë goli në minutat e fundit. Nuk e kemi pasur të lehtë. Kemi pasur problematika sa i përket kontigjentit të skuadrës. Në mundësitë që ishim ekipi tregoi rritje në krahasim me dy ndeshjet e para. Tregoi grintë, tregoi luftë. Normalisht u mërzita shumë me humbjen nga Kastrioti. Nuk e prisja atë gol në minutë të 94. Edhe në Europë u eliminuam ashtu. Por ne do të bëjmë punën tonë si profesionistë, ashtu siç ne dimë ta bëjmë. Nuk është tragjedi një pikë me Partizanin. Partizani është Partizan. I duruari i fituari ka thënë populli. Dihet që objketivat janë në rritje për Laçin sivjet.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online