Intervista/ Shkëmbi flet pas Vllaznisë: Nuk më keni dëgjuar të qaj mungesat

Vllaznia dhe Teuta janë ndalur një barazim pa gola. Pavarësisht dëshirës së madhe të dyja ekipeve për të dalë me tre pikët, ka munguar konkretizimi i rasteve. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve të dhëna për “Supersport” në përfundimin e këtij takimi.

Bledi Shkëmbi (Teuta): “Nuk mendoj si Memelli që të dyja ekipet kërkuan mbajtjen e barazimit. Ne u munduam më tepër që të arritëm te fitorja dhe bëmë shumë për të dalë në sulm. Ne po i japim mundësinë edhe lojtarëve të rinjë, që deri tani po e shpërblejnë besimin. Mua asnjëherë nuk më keni të dëgjuar që të qaj mungesa. Ekipi po bën mirë deri te porta, në krijimin e aksioneve, por atje gabojmë pastaj dhe ky është problemi i vetëm”.

Osja (Vllaznia): “Ndoshta sportistat tanë nuk ishin në ditën e tyre. Por edhe Teuta ishte në nivel shumë të mirë, pasi ka qenë atje ku duhet në qarkullimin e topit. Skuadra e Vllaznisë është zgjuar në pjesën e dytë. Ne kishim dëshirë që të zotëronim mesfushën dhe Gurishta mori vendin e Hygorit në qendër. Kishim pak fat pasi mund edhe të humbej ndeshja, por nga ana tjetër ne kishim edhe mundësitë tona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online