Intervista pas ndeshje, Jonuz: Hristov e ka të vështirë përshtatjen, të gjithë e dinë për Flamurtarin

0

Flamurtari vazhdon të njëjtën gjëndje të vështirë, teksa e ka humbur përballjen e parë zyrtare për vitin 2020. Këtë herë në transfertë ndaj Vllaznisë në shifrat 2-0, ndërsa vlonjatët nuk e kanë marrë ende fitoren e parë në këtë kampionat. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve për “Supersport”

Jonuz (Vllaznia): “Është shumë e rëndësishme që ta fillojmë me tre pikët sepse është gjithmonë e vështirë pas mbarimit të fazës dhe kemi marrë lojtarë të rinjë. Pata problem gjatë lojës për Ramadanin dhe Krymin, ndërsa Hygor na erdhi para dy ditësh. Të gjithë tifozët shqiptarë e dinë situatën e Flamurtarit dhe ata erdhën këtu për të bërë një lojë të mirë. Ne duhet të luajmë të qetë dhe pa nervozizëm. Kemi shumë opsione dhe alternative për të punuar me skuadrën. Hristov? Vjen nga një vend tjetër dhe e ka të vështirë që të përshtatet, ka bërë vetëm 8 stërvitje. Hygori ishte shumë i rëndësishëm për ne dhe është mësuar që të luajë në Shkodër”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.