Asnjë trajner nuk gjen dot fjalët, te Flamurtari nuk flasin pas ndeshjes me Vllazninë

Flamurtari ka humbur një tjetër ndeshje në Superiore teksa ka dështuar ndaj Vllaznisë në shifrat 2-0 në transfertë. Lika dhe Hygor ishin autorët e golave kundër vlonjatëve, që vendosën edhe historikun e takimit.

Asnjë prej trajnerëve të Flamurtarit nuk kanë dalë në intervistë për “Supersport” pas ndeshjes ndaj shkodranëve. Dritan Resuli nuk është gjetur për të marrë fjalët e para, ndërsa Birçe që është tekniku i portierëve që kërkoi të mos fliste, duke kërkuar mirëkuptim. Padyshim që në këtë moment në Vlorë e kanë të vështirë të gjejnë fjalët për të shpjeguar situatën që po kalon skuadra. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online