Tifozëve ua thotë qartë, Duro: Nuk bëhet thirrje, duhet ta ndiejnë vetë dashurinë për klubin

Kukësi ndodhet në vendin e parë të Superiores dhe ndeshjen e radhës e ka me Luftëtarin. Një përballje për t’u fituar kjo nga verilindorët, që do të ndeshen edhe me Partizanin. Për këtë përballje ka folur edhe trajneri Shpëtim Duro për “Tema TV”. Tekniku i Kukësit ka prekur edhe temën e tifozëve dhe mungesës së tyre, duke u shprehur se nuk ka nevojë për thirrje që të vijnë në stadium, por duhet ta ndiejnë vetë dashurinë për klubin.

“Nuk e kam mendjen te Partizani, sinqerisht. Të mbarojmë punën njëherë me Luftëtarin, pastaj të përgatisim ndeshjen tjetër. Luftëtari ka djemë të rinjë, por që duan të luajnë futboll dhe të konfirmohen. Abazaj dhe Gavazaj janë rritur shumë sa i përket kondicionit. Shpresojmë që largimet e Kitanovskit dhe të Dakut t’i plotësojmë deri në fund të merkatos. Tifozët? Nuk ka nevojë për thirrje që të vijnë në stadium, duhet ta ndiejnë vetë dashurinë për klubin se ne jemi edhe në pozitat e duhura”, ka thënë Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online