Ka përfunduar edhe java e 33-të e Kategorisë Superore. Mbrëmjen e sotme janë luajtur dy takimet e fundit. Kukësi triumfoi lehtësisht ndaj Teutës me shfrat 3-0. Tre pikët do të merrnin e lojtarët e Dajës, por në të kundërt nga verilindorët Skënderbeu duhet të priste minutën e 90-të për të festuar ndeshjen e fituar me shifrat 2-1 kundër Vllaznisë. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.
Orges Shehi (Kukësi): “Kuperi po shfaqet mirë. Po tregon vlerat e veta. Është një i ri premtues. Kampionati nuk është në dorën tonë. Shpresoj që kundërshtari të ndalojë. Para dy javësh ishim minus 9 pikë, ndërsa tani jemi 4 pikë. Në futboll gjithcka ndodh. Ka vlerë sot, sepse është një fitore nga ana psikologjike, duke pasur parasysh edhe barazimin e Tiranës dje. Një ndeshje e rëndësishme sepse na mban në lojë për objektivat”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/