Intervistat/ “Është e habitshme“, Dedja ngre polemika: E disata herë! Japin penallti kundër, por për ne jo

0

Ka përfunduar edhe java e 33-të e Kategorisë Superore. Mbrëmjen e sotme janë luajtur dy takimet e fundit. Kukësi triumfoi lehtësisht ndaj Teutës me shfrat 3-0. Tre pikët do të merrnin e lojtarët e Dajës, por në të kundërt nga verilindorët Skënderbeu duhet të priste minutën e 90-të për të festuar ndeshjen e fituar me shifrat 2-1 kundër Vllaznisë. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

Hysen Dedja (Vllaznia): “Ne ishim më të motivuar për ta fituar ndeshjen se sa Skënderbeu. Bëmë disa gabime foshnjarake. Por jam i kënaqur me 90 minutat. I përgëzova, ju thashë bravo ju qoftë për shpirtin e garës. Kanë më tepër dëshirë tani e shoh edhe në stërvitje. Nuk është Vllaznia që kisha në fillim. Mu bë e disata herë rresht që nuk na japin penallti. Na japin penallti kundër nesh dhe s’na japin ne. Është e habitshme. Të jemi në këto ujëra që jemi sot më vjen shumë keq. Jam i kënaqur me rritjen në lojë dhe kjo më bën të shpresoj. Më vjen keq, nuk është vetëm Pusi, janë shumë lojtarë të tjerë të Akademisë që luajnë me ekipe të tjera”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.