VIDEO/ Leksion! Skënderbeu e mund në fund, akademia e Shkodrës dënon rëndë Vllazninë

LIVE, Skënderbeu-Vllaznia 1-1, Gripshi 10′, Pusi 90′ / Krymi73′

Në gjithë këto vite Vllaznia ka bërë një punë aspak për t’u duartrokitur me akademinë. Prodhon futbollistë duke furnizuar skuadrat e Superiores dhe duke mos i besuar në ekipin e parë. Këtë herë mund të vijë edhe dënimi i rëndë ku Belajdi Pusi me golin e fitores që i dërgoi shifrat në 2-1 për Skëndërbeun, i jep një leksion Vllaznisë. Pas kësaj humbje shkodranët mbeten 5 pikë mbrapa Bylisit dhe vendi i Play-Out është shumë i vështirë për t’u shmangur.

Ardhja e Xhaferit si sponsor sjellë shpresë për ndryshim për sezonin e ardhshëm, por deri atëherë te Vllaznia duhet të punojnë që të jenë pjesë e elitës. Gjithçka kthehet dhe padrejtësitë ndëshkohen. Shumë lojtarë të talentuar janë larguar si të padëshiruar nga vendi i tyre dhe sot një prej futbollistëve në fjalë mund ta ketë dërguar Vllazninë në makthet e vjetëra. /Sport Ekspres/

Skënderbeu pret në Korçë Vllazninë për të luajtur javën e 33-të të Superiores. Shkodranët gjenden në një pozitë jo të favorshme në tabelë dhe kërkon me patjetër 3 pikët për të çuar deri në fund luftën me Bylisin për të siguruar vendin në Superiore për sezonin e ardhshëm. Në anën tjetër ndodhet një Skënderbe që nuk mund të marrë pjesë në Kupat e Europës, por Ilir Daja e ka bërë të qartë se dëshiron ta mbyllë sa më lart në renditje këtë kampionat.

Ekipet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare. Ndryshime vihen re te juglindorët, teksa rikthehet sërish nga minuta e parë Dejvi Bregu, që së bashku me Grishin dhe Krasniqin përbën 3-shen e sulmit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Skënderbeu: Koliçi, Pollozhani, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Daja, Elezi, Dita, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

Vllaznia: Sherri, Shtubina, Shehi, Adili, Kruja, Gurishta, Marku, Lika, Zogaj, Sidorenko, Silvio Zhunior.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online