Intervista/ Dea në gjurmët e Sara Carbonero në Shqipëri, televizionit pritet t’i shtohet edhe një “milaniste e çmendur”

Nga Klaudio Ndreca

Gjithmonë në Shqipëri ka të njëjtën temë diskutimi nga ana e mediave sportive: “Klubet tona duhet që t’i besojnë talenteve të rinjë, të akademisë. Mëkat që nuk e bëjnë”. Janë pikërisht ato kritika që në dukje kanë vërtetësi të madhe, por nga ana tjetër vijnë të thëna nga “njerëzit e gabuar”. Kjo pasi jemi po të gjithë të ndërgjegjshëm që në mediat sportive qarkullojnë po të njëjtët specialistë dhe figura, pavarësisht kalimit të viteve. Pra parimi: “Bëni si themi, por mos bëni si bëjmë”.

Televizoni dhe media sportive duhet të hedh edhe një vështrim nga të rinjtë, pasi në këtë mënyrë mund të gjejë edhe ndryshimin e “katrahurës” ku ndodhet. Të flasësh për futboll dhe të mos dëgjosh asgjë për futbollin, por të shohësh shumçka tjetër…”Mirësevini në Shqipëri”.

E me një vështrim të hedhur gjejnë edhe Dea Kozma, një gazetare e apasionuar shumë pas punës së saj, që më mirë le ta themi që e ka dashuri të pandryshueshme. Gjithashtu edhe me ambicie të mëdha, duke premtuar dhe dëshiruar që të sjellë në Shqipëri paksa nga emisioni i njohur spanjoll El Chiringuito”. Një format ky që ka një përfshirje të tifozëve me futbollistët duke ndryshuar nga të tjerët.

Kur flitet për ekipin e zemrës në Europë, është jo vetëm e dashuruar me Milanin, por shkon edhe shumë më kaq për të bërë disa “çmendurira të bukura”. Por pavarësisht të gjithave këtyre, në Shqipëri vazhdojnë të bëjnë jehonë mënyrës sesi “zhvishen dhe vishen sërish” gazetare të ndryshme, që shpeshherë ngatërrojnë vendin dhe futen padashur në studio për të rritur paksa edhe numrat e ndjekësve në “Instagram”. Në kushte të tilla, modele të këtij lloji me gjuhën e futbollit duhet që të varin “mikrofonin në gozhdë” dhe vendi t’i lihet akademisë, që gjendet në shkollat e gazetarisë.

Atëherë për ta nisur dhe thyer pak këto mitet e së shkuarës. Një femër dhe futbolli, si mund të bashkohen që në moshë të vogël?

Jam rritur me frymën e stadiumit që e vogël, me atmosferën që krijohet aty, emocionet që të fal ky sport, si edhe me brohoritjet e tifozëve në tribunë që në moshë të vogël. Babai më merrte në çdo stadium që shkonte në Shqipëri. Kemi ndjekur thuajse çdo ekip jo vetëm të Superligës por edhe të Kategorive më poshtë. Kjo mendoj se ishte një nga faktorët kryesorë që unë të dashurohesha përjetësht me këtë sport e ta bëja si profesion të jetës.

Në fëmijërinë tuaj nuk të bënte përshtypje një kukull si dhuratë, por një top futbolli po?

Femijëria ime ka qënë e ndarë, pra dhe kukullat barbi nga një anë si gjithë shoqet e mia dhe topi i futbollit me fanellat e Milanit pranë tij nga ana tjetër. Unë kam pasur fatin që të rritem në një zonë ku kishte shumë femijë, dhe së bashku me vëllain tim më të madh luanim pothuajse çdo ditë futboll derisa errësohej dhe topi nuk dukej më.

Nëse flasim për gazetarinë sportive shqiptare. Nga cila femra të njohura do të gjeje modelin tënd?

Ka shumë që më pëlqejnë dhe që e bejnë më tërheqës futbollin me praninë e tyre. Duke mos dashur të vecoja një emër konkret, më pëlqejnë ato që janë më të thjeshtat në llojin e tyre , sa më serioze, sa më pak fjalë e sa me shumë punë.

Qendresa Krelani është e vetmja komentatore sportive në trevat shqiptare dhe saktësisht në Kosovë. Të ngacmon ideja për ta provuar këtë rrugë në të ardhmen?

Qendresën e njoh dhe është një shembull për t’u ndjekur. Është padiskutim një nga gazetaret e mia sportive të preferuara në treg dhe që e kryen më së miri punën e saj në koment. Mendoj që është një punë sa e bukur aq dhe e vështirë. Personalisht  e shoh më shumë veten tek gazetaria e terrenit, intervistat pas ndeshjes, profile të sportistëve dhe pse jo dhe një moderatore me emision timin.

“I urren” dhe ti ato femra që flasin për futbollin dhe e përcaktojnë atë me bukurinë e një lojtari? Ndoshta do të jetë më mirë heshtja apo jo?

Jo, urrejtje është shumë fjalë e madhe dhe s’besoj se një futbolldashës e ka këtë ndjenjë për këtë kategori. Une gëzohem shumë madje, kur shoh vajzat që bëhen pjesë të futbollit duke simpatizuar një ekip apo një lojtar . Është mënyra e tyre se si mund ta shijojnë këtë sport dhe e ndjekin atë në llojin e tyre. Mbase me kalimin e kohës do ti pelqejë dhe më shumë e do bëhen tërësisht pjesë e tij. Kështu që i mbështes dhe mundohem ti përfshijë akoma më shumë.

Në Shqipëri ekziston një fiksim i hershëm për të ndjekur modelin italian dhe për ta transformuar paksa “alla shqiptarce”. Po nga mediat e huaja, ku e zgjedh shembullin?

Idhulli im në gazetari është Sara Carbonero, gazetare spanjolle, ndjek cdo emision të saj, çdo intervistë , çdo profil që ajo realizon jo vetëm me futbollistët por me çdo sportist. Përvec kësaj është dhe emisioni “El Chiringuito” që më pëlqen shumë,edhe ky spanjoll, ku jepet komenti i tyre me nota humori.

Disa projekte personale dhe në moshë të vogël. Kjo dëshmon pasionin për gazetarinë sportive. Por gjithmonë në treg për fituar vëmendje kërkohet dicka ndryshe. Atëherë lind pyetje, çfarë mund të presim nga Dea?

Unë kërkoj gjithmonë maksimumin tek vetvetja, punoj fortë cdo ditë, shkruaj, lexoj, dëgjoj dokumentare apo intervista sportive për t’u përmirësuar. Një projekt që dua ta realizojë mund të jetë një emision sportiv që të jenë bashkë si futbollistët si tifozët dhe sigurisht me pak nota humori brenda.Formati pak a shumë i “El Chiringuito “. Synimet e mia janë të larta, por jam optimiste, nuk shoh asgjë të pamundur. Me shumë punë arrihet gjithçka.

Mbi të gjitha je edhe një tifoze e Milanit. Në dhomën tuaj ndodhen disa postera që lidhen me futbollin. Është kjo një mënyrë për të kujtuar të shkuarën gjithmonë përpara se të flesh?

Në dashurinë time për futbollin, padiskutim që rol të veçantë ka luajtur dhe Milani. Në kohën kur unë u bera tifoze milaniste, skuadra kishte emra të mëdhenj, emra që ja dinin pëshën fanellës që mbanin veshur. Idhulli im në fushë ka qënë Paolo Maldini dhe në dhomë mbaj posterat e tij apo dhe  finalen e Champions-it të 2007. Kam fanellën e parë kuqezi që mora si dhuratë ditëlindje. Ishte bluza e Shevchenkos dhe si sot e kujtoj atë ditë sa u gëzova kur e mora.

Tifoze e dhënë pas Milanit. Se nëse mund t’iua quajmë të flaktë, deri ku mund të shkonte cmenduria juaj pêr atê ekip që iu dallon nga pjesa tjetêr e tifozëve dashamirës?

(Qesh) Çmenduri ka pasur pafund. Koleksionojë fanellat e Milanit, kam shumë dhe sa herë që del një e re,dua ta shtojë në garderobën time sa më parë. Përvec kësaj jam një tifoze që i përjetojë shumë ndeshjet nga ana emocionale, sidomos ato të ekipit të zemrës. Ka qënë një ndeshje derbi në 2016 kur Milani fitoi 3 me 0 kundër Interit, ishte nje nga ditet më të bukura. Festa zgjati rreth 7 ditë, mesazhe,urime pafund. Pastaj një rast tjetër është kur shkuam në Milano me familjen. Ishte dita e parë e udhëtimit tonë,e dhe pse të lodhur nga rruga, ora mund të ishte rreth 11 e gjysmë e natës, sapo lamë gjerat në hotel, së bashku me babin (edhe ai tifoz i flaktë i Milanit) morëm taksi dhe direkte për San Siro, pa menduar se sa ditë të tjera na prisnin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online