“Interi u ndërtua për të qenë në këtë pikë që në epokën Konte”, Alegri flet pas humbjes: Ishte vetëm një aksident

Juventusi është mposhtur sot minimalisht 0-1 nga Udineze. Diferenca me Interin e vendit të parë është thelluar më tepër, ndërsa pas gjendet Milani me vetëm një pikë diferencë. Alegri pranon se ky moment që po kalon ekipi i tij mund të bëhet i rrezikshëm. Gjatë intervistës së dhënë për mikrofonin e “DAZN”-it ai i jep merita Interit për kampionatin që po zhvillon. Por thekson se zikaltrit u ndërtuan për të qenë në këtë nivel që në kohën kur në krye të pankinës qendronte Antonio Konte.

“Ky kundër Udinezes është një aksident. Ky moment mund të bëhet shumë i rrezikshëm. Interi luajti në një finale të Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, ata janë rritur në vetëvlerësim dhe ne vetëm duhet t’i përgëzojmë. Por unë i përgëzoj djemtë e mi, sepse ata po bëjnë një kampionat po aq të rëndësishëm.

Na vjen keq për humbjen e parë në shtëpi. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Të ndiqnim Interin ishte një ambicie e rëndësishme, por unë gjithmonë kam thënë se ata janë ndërtuar për të qenë në këtë pikë që nga epoka e Kontes. Vitin e kaluar arritëm në Ligën e Kampionëve, ne e di se çfarë ndodhi dhe tani ne duam të kthehemi në të gjithë objektivat”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online