“Me këta tre lojtarë Juventusi do kishte fituar 4 Champions”, Bufon: Në Serinë B me Juven? Do ta bëja sërish 100 herë

Xhanluixhi Bufon ka dhënë një intervistë të gjatë për Xhanluka Gaxolin në podkastin “BSMT”. Ish-portieri i Juventusit është pyetur në lidhje me vendimin për të mos e braktisur skuadrën edhe kur u dënua me zbritjen në Serinë B. Bufoni ka thënë se 100 herë po t’i jepej mundësia, do të vepronte po njësoj. Më tej ka prekur edhe temën e transferimit te PSG-ja. Ish-gardiani Italian ka lartësuar figurën e Mbapesë, Verratit dhe Tiagon Silvës. Sipas tij, me këta tre lojtarë, Juventusi do të kishte fituar 4 Liga të Kampionëve.

“Në çaste vështirësie kurrë nuk e kam kthyer kokën në anën tjetër. Ishte gjithashtu një mundësi për të demonstruar se mund të luash edhe për vlera të tjera. Do ta bëja përsëri 100 herë, edhe pse më kushtoi disa gjëra në karrierë.

Kalimi te PSG-ja? E kisha organizuar jetën time të pas-futbollit. Më pas, brenda një muaji erdhi telefonata nga PSG-ja. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme, u ndjeva i lirë. Te Juventusi mendojja se ishim kampionë, pastaj pashë të gjithë atë lojtarë së bashku, Mbape, Verrati, Tiago Silva… Me ata në Torino ne do të kishim fituar 4 Liga Kampionësh”, ka treguar Xhanluixhi Bufoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online