Interi tentoi që të merrte Ançelotin, përgjigja epike e trajnerit: Jam këtu falë Milanit

Ancelotti është trajneri më i ri i Realit të Madridit, teksa kjo skuadër shkarkoi Zinedine Zidane pas përfundimit të sezonit futbollistik. Megjithatë media spanjolle “AS” deklaron se ishte Interi ai që e konktatoi së pari teknikun italian. Drejtuesit zikaltër morën një përgjigje epike nga 61 vjeçari.

“Gjithçka që kam arritur deri më sot e kam falë Milanit. Do të ishte tradhti nga ana ime po ta pranoj këtë ofertë”, mendohet të ketë thënë trajneri italian.

Kujtojmë se Carlo Ancelotti ka fituar gjithçka me Milanin si lojtar ashtu edhe si trajner. Lidhja e tij me tifozët kuqezi është e pazëvendësueshme dhe një transferim tek Interi do t’i lëndonte shumë ata. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online