Zhoze Murinjo po shijon pushimet dhe po pret ofertën e duhur për t’iu rikthyer emocioneve të stolit. Portugezi i famshëm njihet për deklaratat e tij pikante dhe kështu ka ndodhur edhe kësaj here.
Interin e ka në zemër dhe në Itali është tifozi numër një i tyre. Me zikaltrit fitoi tripletën në vitin 2010, shkroi historinë dhe do të jetë gjithmonë një idhull i tifozërisë së Interit.
Murinjo është i bindur se ekipi do të rikthehet te trofetë me Antonio Konten. Me këtë të fundit nuk ka patur kurrë marrëdhënie të mira, por trajneri luzitan beson se ky do të jetë sezoni i Interit.
“Këtë sezon zikaltrit duhet të fitojnë titullin. Jam i bindur që do t’ia dalin. E ardhmja ime? Po studioj gjuhën gjermane. Flas anglisht, spanjisht, portugalisht, italisht dhe frëngjisht. Nuk përjashtoj asgjë, as transferimin në Bundesligën gjermane”, thekson Zhoze Murinjo për “Gazzetta dello Sport”.