Zikaltëve u është kthyer “buzëqeshja” në sajë të numrit të madh të tifozëve, objektivi është 1 milion. Ekipi rigrupohet pas kombëtareve
Luçiano Spaleti rigjen pjesën më të madhe të lojtarëve të Interit pas grumbullimeve të tyre më kombëtaret dhe mund të fillojë përgatitjet për sfidën e së dielës në mbrëmje kundër Atalantës në San Siro. Edhe njëherë tifozët do të jenë në mbështetje të skuadrës zikaltër që renditet e treta dy pikë larg Napolit. Të dielën do të jenë të pranishëm 50 mijë spektatorë, me 45 mijë bileta të shitura deri tani, duke lënë pas barazimin me Torinon të para dy javëve. Dje janë rikthyer në Apiano Xhantile Perisiç dhe Brozoviç, të cilët kanë marrë biletën për në botëror me Kroacinë. Ndërsa Karamoh ka shënuar kundër Marokut në miqësoren me Francën U20. Kandreva, D’Ambrozio, Galjardini dhe Eder të zhgënjyer me dështimin ndaj Suedisë janë mbledhur dje. Spaleti duhet të arrijë të evitojë shpërqendrimin e “axurrëve”. Është një Inter që nuk është në vend të parë, por që gradualisht po dominon klasifikimin e Serisë A. Nuk është çështje pikësh në renditje, por as për golat e shënuar dhe për mbrojtjen më të mirë. Bëhet fjalë për një skuadër të trajnuar nga Luçiano Spaleti që po mbledh më së miri tifozët zikaltër. Interi është i pari për numrin e ndeshjeve në shtëpi dhe deri në fund të sezonit mund të shënojë një rekord të shkëlqyer.
1 miliard
Aktualisht shifrat zyrtare për pjesëmarrjen e përgjithshme në San Siro për Interin janë 363.384 bileta të shitura mes kuponave dhe abonimeve. Sipas “Tuttosport”, pas 71 tifozësh të pranishëm në ndeshjen e fundit kundër Torinos dhe sic duket edhe ndaj Atalantës në Milano janë të gatshëm më shumë se 50 mijë spektatorë. Mund të kalojë kuotën e 413 mijë dhe duke parashikuar një ecuri të tillë mund të arrijë 1 milionë të pranishëm.