Interi përgatit goditjen e madhe me parametër zero

Interi kërkon të jetë gati për hapjen e afatit të transferimeve, sepse Suning dhe klubi synojnë të konsolidojë edhe afrimet e lojtarëve me parametër zero në merkato, pasi më parë arriti të transferonte në Milano emra si Asamoah dhe de Vrij.

“Nuk do të jetë e lehtë të realizojmë goditje të mëdha për çdo vit, por jemi të vëmendshëm edhe për operacione të këtij lloji. Nëse do të na krijohen mundësi për lojtarë me kualitet të opadiskutueshëm si Asamoah e de Vrij, patjetër që do të provojmë ti afrojmë. E kemi të qartë ku duhet ti kërkojmë”, kanë qenë fjalët e drejtorit sportiv.

Një lojtar që i plotëson karakteristikat e pretenduara nga zikaltërit ndodhet në Angli. Bëhet fjalë për Antoni Marsial, të cilin te Interi e kërkuan në momentin kur Murinjo provoi të afronte Ivan Perishiç. Në atë periudhë marrëveshja nuk u realizua, por me kalimin e muajve, situata e francezit ka ndryshuar. Kontrata e Marsial me “Djajtë e Kuq” përfundon në qershor të vitit 2019 dhe te Interi po mendojnë ta “prenotojnë”, me shpresën se mund ta bindin lojtarin që të firmosë parakontratë.

Largimi i ish-lojtarit të Monako nga “Olld Traford” duket i sigurt, edhe sepse marrëdhëniet e tij me trajnerin Zhoze Murinjo nuk janë aspak të mira. Klubi anglez po punon me përfaqësuesit e lojtarit, për të gjetur marrëveshjen për rinovimin e kontratës, ndërsa te Interi qëndrojnë në pritje të zhvillimeve dhe po e studiojnë me kujdes situatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *