Interi nis të shpenzojë, sot zyrtarizohet talenti sllovak i Sampdorias

0

Milan Shkriniar është një futbollist i Interit dhe gjithçka do të zyrtarizohet sot pasdite, ka deklaruar drejtori sportiv Piero Auzilio, për “calciomercato.com”.

Sllovaku është 22 vjeç dhe konsiderohet pasuesi i Murijos në qendër të mbrojtjes së Interit, me kolumbianin që është në listën e largimeve.

Për shkak të Fair-Play-t financiar, Interi ka qenë i detyruar ta zyrtarizojë sllovakun pas datës 3 korrik, sepse marrëveshja ishte arritur më herët dhe me Sampdorian ishte mbyllur një operacion në dalje më parë, pikërisht për të arkëtuar një shifër të madhe para korrikut.

Kështu, Interi ka shitur sulmuesin Kaprari për 15 milionë euro te Sampdoria, duke regjistruar 15 milionët në bilancin e sezonit të shkuar, çka duhej bërë për të respektuar normat Fair-Play të UEFA-s. Më pas, për sezonin e ri do të regjistrohet si blerje Shkriniar, për 35 milionë euro.

22-vjeçari luan prej vetëm një viti në Itali, me Sampdorian që e bleu për 1 milion euro nga sllovakët e Zhilinës dhe tani e shet për një shifër monstruoze, sepse merr 20 milionë dhe sulmuesin Kaprari në këmbim.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.