Interi nuk di të fitojë me dhe viti është mbyllur me një barazim 0-0 kundër Lacios, që luajti një ndeshje mjaft të mirë dhe në pjesën e dytë mund ta fitonte ndeshjen.
Pas tre humbjesh rresht mes kampionatit e kupës, pritej një reagim nga Interi, që nëse nuk fitonte sot, praktikisht dorëzohej në garën për kreun.
E pamundur, Lacio luajti një ndeshje mjaft të mirë dhe Interi ka humbur golat e Ikardit dhe fantazinë e Perishiçit.
Edhe kur Interi krijoi raste, Strakosha ishte gati, duke qenë vendimtar në disa raste.
Edhe Lacio pati raste, por nuk e gjeti golin dhe në një moment për pak festoi, sepse arbitri Roki dha një penallti dhe e anuloi me VAR, sepse Skriniar ndali topin me dorë, por pa qëllim.