Quhet Armand Rada dhe atë natë, në Xhenoa, ishte i pranishëm për miqësoren mes Italisë së Kontes dhe Shqipërisë së Xhani de Biazit. Po flasim për vitin 2014 ku në “Marassi” do të mbyllej me golin e Okakës. Në tribunë ishte edhe ai, Armand Rada, djaloshi shqiptar i provuar edhe nga përfaqësueset italiane të moshave, por tashmë pjesë e U-19 së Bogdanit. Interi zotëronte kartonin e tij dhe ka vendosur ta kthejë pas një huazimi të shkurtër. Rada është 18-vjeç dhe është një mesfushor, i cili këtë vit iu bashkua kuqezinjve, pasi luajti për Italinë U-17. Ishte këmbëngulja e Bogdanit ajo që ndikoi. Sakaq, Rada do të jetë pjesë e Primaverës së Interit, me shpresën që të mos bëjë gabimet e Manajt…