(FOTOT) “Vdekje, vdekje!”, rrezikon Partizan Beogradi!

Nuk mund të mos kishte incident në Partizan-Olimpiakos, sfidë që është duke u luajtur aktualisht dhe janë fiksuar shifrat 1-1 pas avantazhit të kampionëve të Greqisë me anë të Mohamed Ben Nabuhan, teksa vendësit barazuan me anë të Tauamba. Debutimi i Besnik Hasit, deri tani, po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa apeli i klubit serb për tifozët, që të shmangnin rrëmujat, duket se është pritur pjesërsisht, pasi në minutën e 5-të të ndeshjes, arbitri e ka ndaluar lojën pak minuta, duke qenë se në goditjen e këndit të Marko Marinit, tifozët kanë hedhur flakadan…

Sakaq, në fund të ndeshjes, është riparaqitur situata e përpara tre vjetëve, teksa lojtarët e Shqipërisë, që i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, pra tunelit, hasën kontestime të fuqishme. Edhe këtë herë, tifozët serbë “i përshëndetën” lojtarët e Olimpiakosit me fyerje të turpshme, me thirrje “vdekje, vdekje” por edhe me sende të hedhura. Arbitri i katërt, ndërkaq, ka mbajtur shënim gjithçka dhe pritet që fusha të skualifikohet. Kanë rënë në sy edhe baneri “dita juaj mbaron këtu, më vdekjen e mistifikuar teksa tërheq nga dora tifozin e Olimpiakosit drejt varrezave”. Gjithashtu, është parë edhe një flamur homofob ndaj Olimpiakosit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online