Golit të pabesueshëm kundër Shqipërisë i bën jehonë edhe FIFA: Ju sjellim motivimin për të hënën

Kazakistani është kthyer në vëmendjen e gjithë botës pas atij goli të pabesueshëm nga mesi i fushës. Abiken shfrytëzoi më së miri atë pozicionim të avancuar të Berishës dhe godet menjëherë nga 54 metrat për ta ndalur topin në rrjetë. Gola të tillë shihen rrallë në futbollin botëror dhe për fat të keq ndodhi në një ndeshje kundër kuqezinjve.

Ndërkohë jehona e madhe vazhdon, teksa pas mediave të shumta, ka qenë edhe vetë FIFA ajo që ka shpërndarë këtë realizim të Kazakistanit. Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, qeveria botërore e futbollit ka vendosur t’u servirë të gjithë ndjekësve të saj perlën e Abiken.

“Duke menduar më shpejt se gara. Motivimi i së hënës sillet te ju nga lojtari i Kazakistanit, Aibol Abiken”, janë fjalët me të cilat FIFA shoqëron videon e golit nga mesi i fushës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online