Interi i bën të qartë PSG-së çmimin 70 milionë euro, zikaltrit gjejnë zëvendësuesin e Skriniarit

Pas transferimit të Hakimit vitin e kaluar, tashmë PSG kërkon të blejë një tjetër lojtar nga Interi. Këtë herë emri i lakuar nga drejtuesit e kampionëve të Francës është qendër mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar. Shifra e ofruar nga Paris Saint Germain është 65 milionë euro + bonuse, por drejtori sportiv i Interit e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 70 milionë euro.

Interi e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Skriniar, në rast se ky i fundit do të largohet në Paris. Qendërmbrojtësi i Torinos, Bremer është i gatshëm të zërë vendin kryesor në prapavijë, për të shmangur boshllëkun që do të krijohet. Megjithatë, për brazilianin janë në garë dhe Milan e Juventus, të cilat po e studiojnë nga afër situatën.

Me arkëtimin e 70 milionë eurove, Interi gjithashtu do të synojë blerjen e një tjetër qendërmbrojtësi, Nikola Milenkovicit. Mbrojtësi serb luan aktualisht për Fiorentinën, megjithatë do të ishte i hapur për një transferim në “Guizeppe Meazza”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online