Humbjet janë bërë për t’u përmbysur, Tirana i ka të gjitha mundësitë në këmbët e saj

Shorti i turit të parë të Champions League-s i rezervoi Tiranës një kundrshtar si Dudelanzhi. Më i favorshmi i mundshëm në vazon e më të fortëve, por sërish me një epërsi në letër ndaj bardhebluve. Megjithatë diferecat i sheshoi fusha e lojës një javë më parë, kur u pa qartë Tirana nuk kishte asgjë më pak se kundërshtari. Fati në Luksemburg i buzëqeshi vendasve, që morën një fitore minimale 1-0. Një mosnjohje e mirë e rivalit dhe një stadium i denjë për kalçeto e jo për ndeshje të një kompeticioni si Champions League, justifikojnë disfatën e bardhebluve.

Sot një javë më pas, në një stadium bashkëkohor ku mund të luhet futbolli i vërtetë, kampionët e Shqipërisë kanë rastin të vërtetojnë se humbjet janë bërë për t’u përmbysur. Një fitore dhe gjithçka harrohet. Ashtu sikurse ka ndodhur në kampionat. Shehi rrallë herë ka gabuar, por pas një humbjeje surprizuese ndaj Kastriotit në shkurt irritimi në kampin bardheblu qe i madh dhe i solli motivimin e duhur për të vijuar me serinë e fitoreve që sollën edhe shkëputjen e madhe me rivalët.

Tirana ka sot të gjitha mundësitë në këmbët e saj për të siguruar një vend në turin e dytë të Champions League-s. Këtë mbrëmje nuk do i duhet të zbresin në një fushë me bar artificial e me përmasa disa metra më pak se normalja apo me 1500 zëra tifozësh rreth saj. Do të jetë një stadium tërësisht modern dhe me 22 mijë vende në dispozicion të tifozëve bardheblu, që gjithashtu kanë mundësinë ti bashkangjisin sfidës edhe spektaklin e vërtetë të futbollit, atë që dhurohet pa kushte në tribuna. Një plus shumë i madh ky për Tiranën, duke ditur se diferencat në lojë me Dudelanzhin thuajse nuk ekzistonin. Strategjia tashmë është thurur në kokën e Orges Shehit, mbetet vetëm të zbatohet në mënyrën e duhur nga fubollistët. Kjo Tiranë mund t’ja dali./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online