Interi gabon, Torino i merr pikë dhe mund ta zbresë në vendin e katërt

Interi është ndalur sot në San Siron e mbushur (71.581 bileta të shitura), duke barazuar 1-1 ndaj Torinos. Pritej fitorja, duke parë ecurinë e shkëlqyer të skuadrës zikaltër, por Torino tregoi se ka një skuadër shumë cilësore, përtej luhatjeve të mëdha këtë sezon.

Për të pestën ndeshje rresht Spaleti nuk e ndryshoi formacionin, por në pjesën e parë ritmi ishte i ulët dhe munguan rastet e pastra për shënim, edhe pse në minutën e 27-të Ikardi u duk se shënoi gol, duke zgjuar stadiumin, që më pas pa portierin mik Sirigu të evitonte golin pas gjuajtjes së Shkriniarit.

Në pjesën e dytë Interi e nis në sulm, por Sirigu është në formë, por në minutën e 59-të Jago Falke godet, duke shënuar me një gjuajtje mjaft të saktë, edhe pse i rrethuar nga 4 mbrojtës të Interit. Torino i shkoi sërish pranë golit me Ljajiç, por më pas u fut Eder dhe Interi shtoi forcën sulmuese, duke gjetur barazimin pikërisht me Eder në minutën e 79-të, shërbyer nga Ikardi.

Në minutën e 88-të Vesino ‘thyen’ traversën me një goditje mjaft të fortë, por goli i fitores nuk erdhi dhe Interi tashmë mund ta shohë veten në vendin e katërt, nëse Juve e Lacio bëjnë detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online