Interi është ende gjallë, Udineze ka “vdekur” me kohë

Humbja e dhimbshme ndaj Juventusit është lënë pas, Interi riniset me një fitore spektakolare 4-0 në Udine. Një fitore e lehtë, kundër një rivali të mbaruar në çdo drejtim, sepse Udineze ka disa muaj që është në “tapet” dhe vetëm fati mund ta ndihmojë të qëndrojë në Serinë A. Edhe ndërrimi i trajnerit nuk ka pasur vlerë, aq më shumë që Odo është pasuar nga Tudor, që nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe si trajner.

Që në pjesën e parë mbaroi gjithçka, sepse Ranokia e zhbllokoi, të tjerët humbën raste pa fund dhe Rafinja e Ikardi vulosën fitoren në minutat e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Udinze mbeti me 10 lojtarë dhe ndeshja u kthye në stërvitore, ndërsa Borha Valero mbylli serinë e golave në minutën e 71-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online